bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Zechariah 6
Zechariah 6
albanian-2018
1
Ngrita sërish sytë e, ja, pashë katër karroca që po dilnin mes dy malesh. Malet ishin prej bronzi.
2
Kuajt e karrocës së parë ishin të kuq, ata të karrocës së dytë të zinj,
3
të karrocës së tretë të bardhë e të karrocës së katërt laramanë. Kuajt ishin të fuqishëm.
4
Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Çfarë janë këto, imzot?».
5
Engjëlli m'u përgjigj: «Këto janë katër erërat e qiellit, që dalin pasi paraqiten para Zotit të mbarë tokës».
6
Karroca me kuaj të zinj u nis drejt veriut, ajo me kuaj të bardhë u nis më pas dhe ajo me kuaj laramanë u nis drejt jugut.
7
Kuajt turfullonin e mezi pritnin të përshkonin tokën. Ai u tha: «Shkoni e bjerini tokës kryq e tërthor!». Kështu, ata dolën dhe përshkuan tokën.
8
Ai më thirri e më tha: «Shih, ata që dolën drejt veriut i kanë dhënë prehje shpirtit tim në tokën e veriut».
9
Fjala e Zotit m'u drejtua:
10
«Merri dhuratat e të mërguarve, prej Heldait, prej Tobisë e prej Jedajahut, që u kthyen nga Babilonia e shko te shtëpia e Josisë, birit të Sofonisë.
11
Merre argjendin e arin e bëj kurora. Vendose në kokën e kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut e
12
thuaji: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: ja, ai që quhet pinjoll, do të mbijë që këtu e do të ndërtojë tempullin e Zotit.
13
Ai do ta ndërtojë tempullin e Zotit, do të ketë lavdi e do të sundojë ulur mbi fron. Në fron do të ulet edhe një prift e mes tyre do të ketë paqe”.
14
Kurorat të rrinë në tempullin e Zotit si përkujtimore në nder të Helemit, Tobisë, Jedajahut e Henit, birit të Sofonisë.
15
Edhe nga larg do të vijnë njerëz për të ndërtuar tempullin e Zotit. Kështu do ta dini që Zotit i ushtrive më dërgoi te ju. Kjo gjë ka për të ndodhur nëse me të vërtetë e dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj».
← Chapter 5
Chapter 7 →