bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Zechariah 7
Zechariah 7
albanian-2018
1
Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë në vitin e katërt të mbretit Dar, në ditën e katërt të muajit të nëntë që quhet Kislev.
2
Beteli kishte dërguar Sarecerin e Regem Melekun bashkë me shpurën e tij, që t'i përgjëroheshin Zotit
3
e të pyesnin priftërinjtë që ishin në shtëpinë e Zotit të ushtrive dhe profetët: «A të mbaj zi e të agjëroj në muajin e pestë siç kam bërë ngaherë këto vite?».
4
Atëherë fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua:
5
«Thuaji mbarë popullit të vendit e priftërinjve: “Kur agjëruat e vajtuat në muajin e pestë e të shtatë, gjatë këtyre shtatë viteve, a me të vërtetë për mua e bëtë?
6
Po kur hani e pini, a nuk e bëni për veten tuaj?
7
A nuk thoshte Zoti të njëjtat fjalë përmes profetëve të mëparshëm, kur Jerusalemi ishte ende i banuar e në paqe me qytetet përreth, kur Negevi e Shefelahu ishin të banuara?”».
8
Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë:
9
«Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Gjykoni me drejtësi e sipas të vërtetës. Tregohuni të mëshirshëm e të dhembshur me njëri-tjetrin.
10
Mos e shtypni vejushën, bonjakun, të ardhurin e të vobektin. Mos shestoni të keqen e tjetrit”.
11
Por, ata nuk deshën t'i kushtonin vëmendje, me kokëfortësi ia kthyen shpinën e zunë veshët që të mos dëgjonin.
12
I ngurtësuan zemrat që të mos dëgjonin ligjin e fjalët që Zoti i ushtrive kishte dërguar me shpirtin e tij përmes profetëve të mëparshëm. Dhe Zoti i ushtrive u zemërua shumë.
13
Prandaj as unë nuk i dëgjova kur më thirrën, thotë Zoti i ushtrive, sikurse nuk më dëgjuan kur unë i thërrisja.
14
I degdisa mes gjithë kombeve që nuk njihnin e toka mbeti e shkretë, asnjë nuk shkonte e vinte më. Kështu e kthyen tokën e këndshme në shkretinë».
← Chapter 6
Chapter 8 →