bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Zechariah 5
Zechariah 5
albanian-2018
1
Atëherë ngrita sytë sërish e, ja, pashë një rrotull që po fluturonte.
2
Ai më pyeti: «Çfarë sheh?». Unë i thashë: «Shoh një rrotull që po fluturon. Është njëzet kute e gjatë e dhjetë kute e gjerë».
3
Ai më tha: «Ky është mallkimi që do të përhapet mbi tërë faqen e dheut, sepse sipas njërës anë të rrotullës, kushdo që vjedh do të spastrohet dhe sipas anës tjetër të rrotullës, kushdo që bën be do të spastrohet.
4
E dërgova, kumton Zoti i ushtrive, që të shkojë në shtëpinë e atij që vjedh dhe të atij që betohet rrejshëm në emrin tim. Do të zërë vend në shtëpinë e tyre e do të shkatërrojë çdo gurë e tra».
5
Engjëlli që po fliste me mua doli e më tha: «Ngriji sytë e shiko! Çfarë sheh?».
6
Unë thashë: «Çfarë është?». Ai më tha: «Kjo që po del është një kanistër. Ajo Shëmbëllen fajet e tyre në mbarë tokën».
7
E, ja, kur u ngrit kapaku, u duk një grua që po rrinte brenda kanistrës.
8
Pastaj tha: «Kjo është ligësia. E hodhi brenda në kanistër dhe i vuri sipër kapakun e rëndë».
9
Pastaj i ngrita sytë e, ja, pashë dy gra me krahë si të skifterit që vërshuan fluturimthi. Ato e ngritën kanistrën lart mes qiellit e tokës.
10
Unë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ku po e çojnë kanistrën?».
11
Ai më tha: «Te toka e Shinarit, që të ndërtojnë një shtëpi për të. Atje do t'ia ngrenë vendbanimin kur të ndërtohet».
← Chapter 4
Chapter 6 →