bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Zechariah 13
Zechariah 13
albanian-2018
1
«Atë ditë do të çelet një burim për shtëpinë e Davidit e për banorët e Jerusalemit që të pastrojnë mëkatet e papastërtitë».
2
«Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do t'i shuaj emrat e idhujve prej tokës, që të mos kujtohen më. Do t'i zhduk nga vendi edhe profetët bashkë me shpirtin e papastër.
3
E, në daltë ndonjë profet për të profetizuar, i ati dhe e ëma që i bënë kokën, do t'i thonë: “Mos e paç jetën e gjatë, se rrena fole në emër të Zotit ”. E atëherë i ati dhe e ëma do ta shporojnë kur të profetizojë.
4
Atë ditë, çdo profet do të turpërohet për vegimet që shpall me profecitë e veta; nuk do ta veshë petkun e leshtë që të fshihet
5
e do të thotë: “Unë nuk jam profet! Jam bujkrob, se më shitën që kur isha i ri”.
6
E në e pyetshin: “Çfarë janë këto plagë në kraharor?”. Do të thotë: “U plagosa në shtëpinë e miqve”».
7
«Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim, kundër të afërtit që kam pranë, kumton Zoti i ushtrive. Godite bariun, që delet të shpërndahen. Dorën do ta shtrij kundër vocërrakëve.
8
Dy të tretat e mbarë tokës, kumton Zoti, do të zhbihen, do të marrin fund, vetëm një e treta do të mbijetojë.
9
Nëpër zjarr do ta kaloj këtë të tretë, do ta pastroj siç pastrohet argjendi, do ta sprovoj siç sprovohet ari. Do ta thërrasin ata emrin tim e unë do t'u përgjigjem. Do t'u them: “Populli im” e ata do të thonë: “ Zoti, Perëndia ynë”».
← Chapter 12
Chapter 14 →