bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Zechariah 12
Zechariah 12
albanian-2018
1
Profeci Fjala e Zotit për Izraelin. Kumton Zoti, ai që qiellin shtriu, tokën themeloi e shpirtin e njeriut brenda tij formoi.
2
«Ja, po e bëj Jerusalemin si një kupë dehëse për të gjithë popujt përreth. Edhe Juda do të rrethohet, kur Jerusalemi të sulmohet.
3
Atë ditë, do ta bëj Jerusalemin si një peshë që gjithë kombet do të mbartin. Kushdo që e mbart do të lëndohet rëndë e të gjithë popujt e tokës do të mblidhen përreth tij.
4
Atë ditë, kumton Zoti, do t'i hutoj kuajt e kalorësit do t'i shastis. Do t'i hedh sytë nga shtëpia e Judës, ndërsa tërë kuajt e popujve do t'i verboj.
5
Atëherë krerët e Judës do të thonë me vete: “Forca e banorëve të Jerusalemit gjendet në Zotin e ushtrive, Perëndinë e tyre”.
6
Atë ditë, do t'i bëj krerët e Judës si poçja e zjarrit në mes të pyllit, porsi pishtari i zjarrtë në mes të drithit. Do t'i përpijnë sa majtas e djathtas të gjithë popujt përreth, ndërsa Jerusalemi do të mbesë në vendin e vet, në Jerusalem.
7
Zoti do të shpëtojë në fillim tendat e Judës, që banorët e Jerusalemit të mos krenohen e të mos lavdërohen përmbi Judë.
8
Atë ditë Zoti do t'i mbrojë banorët e Jerusalemit. Më i dobëti prej tyre do të jetë porsi Davidi dhe shtëpia e Davidit si Perëndi, porsi engjëlli i Zotit që u paraprin.
9
Atë ditë do t'u vihem të gjitha kombeve që dolën kundër Jerusalemit, që t'i shkatërroj.
10
Do te derdh mbi shtëpinë e Davidit e mbi banorët e Jerusalemit shpirtin e dhembshurisë e të përgjërimit, që, kur të vështrojnë nga ai që shporuan, të vënë kujën si për birin e tyre të vetëm dhe të vajtojnë si për të parëlindurin e tyre.
11
Atë ditë gjëma në Jerusalem do të jetë po aq e madhe sa gjëma e Hadadrimonit, në fushën e Megidosë.
12
Toka do të vajtojë, çdo familje më vete; familja e shtëpisë së Davidit e gratë e tyre më vete, familja e shtëpisë së Natanit e gratë e tyre më vete,
13
familja e shtëpisë së Levit e gratë e tyre më vete, familja e Shimeit e gratë e tyre më vete
14
dhe të gjitha familjet e tjera, çdo familje e gratë e tyre më vete».
← Chapter 11
Chapter 13 →