bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 98
Psalms 98
albanian-2018
1
Psalm. Këndojini Zotit një këngë të re, se vepra të mrekullueshme bëri! Ngadhënjeu me dorën e tij të djathtë e me krahun e tij të shenjtë.
2
Zoti e bëri të njohur shpëtimin e tij, në sytë e kombeve e shfaqi drejtësinë e tij.
3
Iu kujtua mirësia e besnikëria e tij për shtëpinë e Izraelit, mbarë skajet e tokës e panë shpëtimin e Perëndisë tonë.
4
Të brohorasë për Zotin mbarë toka, buçisni nga gëzimi, ngazëlleni e këndoni!
5
Këndojini Zotit me harpë, me harpë e me tingullin e këngës,
6
me trumbetë e me tingullin e bririt, brohoritni para Zotit, mbretit.
7
Le të ushtojë deti e gjithçka në të, bota e gjithë banorët e saj.
8
Lumenjtë le të duartrokasin, malet nga gëzimi tok le të buçasin,
9
para Zotit, se po vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi e popujt me paanësi.
← Chapter 97
Chapter 99 →