bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 99
Psalms 99
albanian-2018
1
Zoti mbretëron, le të dridhen popujt! Mbi kerubë është ulur, le të trandet toka!
2
I madh është Zoti në Sion, i lartësuar mbi të gjithë popujt.
3
Le ta përlëvdojnë emrin tënd të madh e të tmerrshëm, sepse është i shenjtë.
4
Mbreti i fuqishëm e do drejtësinë. Ti e ke caktuar ç'është e drejtë, ti e ushtron gjykimin e drejtësinë te Jakobi.
5
Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë, bini përmbys para shtrojës së këmbëve të tij, se është i shenjtë.
6
Moisiu e Aroni mes priftërinjve të tij, Samueli mes atyre që thërrasin emrin e tij, i thirrën Zotit e ai i dëgjoi.
7
Nga shtylla e resë u fliste e ata i ruajtën dëshmitë e tij dhe rregullat që u kishte dhënë.
8
O Zot, Perëndia ynë, ti i dëgjove ata, ti ishe për ta një Perëndi që fal, por edhe i ndëshkoje gabimet e tyre.
9
Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë, dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë, se i shenjtë është Zoti, Perëndia ynë.
← Chapter 98
Chapter 100 →