bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 97
Psalms 97
albanian-2018
1
Zoti mbretëron, le të gëzojë toka! Le të ngazëllejnë ujdhesat e shumta!
2
Reja e terri e mbështjellin, drejtësia dhe e drejta themeli i fronit të tij.
3
Zjarr para tij, armiqtë rreth e qark i djeg.
4
Vetëtimat e tij ndriçojnë botën; e sheh toka e trandet!
5
Si dylli shkrihen malet para Zotit, para Zotit të mbarë tokës.
6
Qiejt shpallin drejtësinë e tij, të gjithë popujt kundrojnë lavdinë e tij.
7
U turpërofshin të gjithë ata që shtatoret adhurojnë, ata që me idhujt mburren! Adhurojeni Zotin gjithë ju perënditë!
8
E dëgjoi Sioni e u gëzua, bijat e Judës u ngazëlluan, për gjykimet e tua, o Zot.
9
Se ti, o Zot, je i Tejlarti mbi tërë tokën, ti u lartësove shumë më tepër se gjithë perënditë.
10
O ju, që e doni Zotin, urrejeni të keqen! Ai i ruan shpirtrat e besnikëve të tij e prej dorës së të paudhëve i çliron.
11
Drita lindi për të drejtin e gëzimi për zemërdrejtët.
12
Ngazëlleni, o të drejtë, në Zotin, kujtoni e lavdëroni shenjtërinë e tij!
← Chapter 96
Chapter 98 →