bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 96
Psalms 96
albanian-2018
1
Këndojini Zotit një këngë të re! Le t'i këndojë Zotit dheu mbarë!
2
Këndojini Zotit, bekoni emrin e tij, shpëtimin e tij ditë për ditë kumtoni!
3
Rrëfeni ndër kombe lavdinë e tij, ndër popuj mbarë mrekullitë e tij!
4
Se i madh është Zoti e fort i lavdërueshëm, më i tmerrshëm se të gjithë perënditë.
5
Se gjithë perënditë e popujve janë të kotë, por Zoti bëri qiejt.
6
Para tij shkëlqim e madhështi, në shenjtëroren e tij fuqi e bukuri.
7
Jepini Zotit, o fiset e popujve, Jepini Zotit lavdi e fuqi!
8
Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij, kushtojini fli dhe ejani në oborret e tij!
9
Adhuroni Zotin e stolisur me shenjtëri; mbarë toka le të dridhet para tij!
10
U thoni kombeve se Zoti mbretëron, ai i vuri themelet botës e nuk do të trandet, ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi.
11
Le të ngazëllejë qielli e le të gëzojë toka, le të ushtojë deti e gjithçka brenda tij!
12
Le të dëfrejë fusha e gjithçka në të, gjithë drurët e pyllit le të brohorasin
13
para Zotit, se ja tek vjen, ja tek vjen për të gjykuar tokën! Do ta gjykojë botën me drejtësi e popujt me besnikërinë e tij.
← Chapter 95
Chapter 97 →