bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 95
Psalms 95
albanian-2018
1
Ejani t'i këndojmë Zotit, të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë.
2
Le të dalim para tij me falënderim, le të brohorasim për të me këngë.
3
Se Perëndi madhështor është Zoti, mbret i madh mbi gjithë perënditë.
4
Në dorën e tij janë thellësitë e tokës, të tijat janë majat e maleve.
5
I tij është edhe deti, ai e krijoi, duart e tij i dhanë trajtë dheut.
6
Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë, le të gjunjëzohemi para Zotit, krijuesit tonë!
7
Se ai është Perëndia ynë e ne populli i kullotës së tij, tufa, që ai e ruan me dorën e vet. Dëgjojeni, pra, sot zërin e tij:
8
«Mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë, si në ditën e Masës, në shkretëtirë,
9
kur etërit tuaj më vunë në provë, më tunduan edhe pse i kishin parë veprat e mia.
10
Për dyzet vjet m'u neverit ajo brezni, e thashë: “Ky popull e ka zemrën tërë dredhi e udhët e mia nuk i njeh”.
11
Prandaj u përbetova në zemërimin tim: “Nuk kanë për të hyrë në prehjen time!”».
← Chapter 94
Chapter 96 →