bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 85
Psalms 85
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2
Tokën tënde e ke për zemër, o Zot, Jakobin prej robërisë e ktheve.
3
Paudhësinë popullit ia fale, të gjitha mëkatet ia mbulove.
4
Furinë tënde e fashite krejt, prej zemërimit tënd dorë hoqe.
5
Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, jepi fund mërisë sate kundër nesh.
6
Mos vallë përjetë do të jesh i zemëruar me ne? Mos vallë brez pas brezi do të zgjatë zemërimi yt?
7
A nuk do të kthehesh të na japësh jetë, që populli yt të gëzohet në ty?
8
Tregona, o Zot, mirësinë tënde, jepna shpëtimin tënd.
9
Do të dëgjoj se ç'thotë Zoti Perëndi. Ja, paqe i premton popullit dhe besnikëve të vet e nuk do t'i lërë të bien sërish në marrëzi.
10
Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë, që lavdia të banojë në tokën tonë.
11
Mirësia dhe e vërteta u puqën, drejtësia dhe paqja u puthën.
12
E vërteta do të mbijë nga toka, drejtësia do të vështrojë prej qiellit.
13
Po, Zoti ka për të dhënë të mira e toka jonë ka për të dhënë prodhim.
14
Përpara do t'i prijë drejtësia e udhën do t'u hapë hapave të tij.
← Chapter 84
Chapter 86 →