bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 84
Psalms 84
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i bijve të Korahut.
2
Sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!
3
Përmallohet e këputet shpirti im për oborret e Perëndisë, ngazëllen zemra ime e trupi im për Perëndinë e gjallë.
4
Edhe trumcaku e gjen strehën e vet, dallëndyshja folenë, për të vënë zogjtë, tek altarët e tu, o Zot i ushtrive, o mbreti im dhe Perëndia im.
5
Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde e të lavdërojnë përgjithmonë.
6
Lum ata, që e gjejnë forcën te ti dhe kanë për zemër shtegtimin.
7
Teksa kalojnë nëpër luginën e Bakasë, e shndërrojnë në vend burimesh dhe shiu i parë e mbulon me bekime.
8
Ecin e bëhen gjithnjë e më të fortë dhe dalin para Perëndisë në Sion.
9
O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjoje lutjen time, mba vesh, o Perëndi i Jakobit.
10
Shiko, o Perëndi, mburoja jonë, vështroje fytyrën e të vajosurit tënd.
11
Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve.
12
Se diell e shqyt është Zoti Perëndi, Zoti është dhuruesi i hirit e lavdisë. Ai nuk ua mohon të mirat atyre që jetojnë me ndershmëri.
13
O Zot i ushtrive, lum njeriu që te ti beson.
← Chapter 83
Chapter 85 →