bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 86
Psalms 86
albanian-2018
1
Lutje e Davidit. Mba vesh, o Zot, e më dëgjo, se jam skamnor e nevojtar.
2
Ruaje shpirtin tim, se jam besniku yt, o Perëndia im. Shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.
3
Mëshiromë, o Zot, se ty të thërras gjithë ditën.
4
Gëzoja shpirtin shërbëtorit tënd, se te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim.
5
Ti je i mirë, o Zot, i gatshëm për të falur e plot mirësi për ata që të thërrasin.
6
Vëri vesh lutjes sime, o Zot, dëgjoje zërin e përgjërimit tim.
7
Ditën e fatkeqësisë të thërras, sepse ti më përgjigjesh.
8
Nuk ka si ty mes perëndive, o Zot, nuk ka si veprat e tua.
9
Ti i krijove të gjitha kombet, para teje do të vijnë e do të përkulen dhe emrin tënd do të lavdërojnë, o Zot.
10
Ti je i madh e bën mrekulli, vetëm ti je Perëndi.
11
Mësomë, o Zot, udhën tënde, që të eci në të vërtetën tënde, më bëj ta druaj emrin tënd me gjithë zemër.
12
Do të të falënderoj me gjithë zemër, o Zot, Perëndia im, dhe emrin tënd do ta lavdëroj përjetë.
13
E madhe është mirësia jote ndaj meje, nga thellësitë e skëterrës më shpëtove.
14
O Perëndi, kryeneçët u ngritën kundër meje, turma gjakatarësh kërkojnë vdekjen time e ty nuk të kanë për gjë.
15
Por ti, o Zot, je Perëndi i dhembshur e i mëshirshëm, i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri.
16
Kthehu nga unë e ki mëshirë për mua, jepi fuqi shërbëtorit tënd, birin e shërbëtores sate shpëtoje.
17
Dëfto një shenjë mirësie ndaj meje, që ta shohin ata që më urrejnë e të turpërohen, se ti, o Zot, më ndihmove e më ngushëllove.
← Chapter 85
Chapter 87 →