bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 83
Psalms 83
albanian-2018
1
Këngë. Psalm i Asafit.
2
O Perëndi, mos e mbyll gojën! O Perëndi, mos rri i heshtur e mos u preh!
3
Se ja, armiqtë e tu po turfullojnë, ata që të urrejnë kanë ngritur krye.
4
Thurin të këqija kundër popullit tënd, këshillohen me njëri-tjetrin kundër atyre që ke për zemër.
5
«Ejani», thonë, «T'i shfarosim si komb, emri i Izraelit mos u kujtoftë më».
6
Kanë rënë të gjithë në një mendje, kanë lidhur besën kundër teje.
7
Tendat e Edomit dhe ishmaelitët, Moabi bashkë me hagritët,
8
Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistea me banorët e Tirit,
9
me ta u bashkua edhe Asiria, krah iu bënë bijve të Lotit.
10
Bëjua atyre siç ia bëre Midianit e Siserit, siç ia bëre Jabinit në përroin e Kishonit.
11
Në Endor morën fund, si pleh për tokën u bënë.
12
Bëjua fisnikëve të tyre si Orebit e Zebit, tërë princave të tyre si Zebahut e Calmunaut.
13
Se thanë: «T'i marrim për vete kullotat e Perëndisë».
14
O Perëndia im, bëji ata si shakullina, si kashta që e përpin era.
15
Si zjarri që djeg pyllin, si flaka që zhurit malet.
16
Ndiqi, pra, me shtrëngatën tënde, me thëllimin tënd futua tmerrin.
17
Mbulojua fytyrën me turp dhe emrin tënd do të kërkojnë, o Zot.
18
U turpërofshin e u tmerrofshin përgjithmonë, u poshtërofshin e marrshin fund.
19
Kështu do ta dinë se « Zot » është emri yt, se ti je i vetmi i Tejlartë mbi mbarë dheun.
← Chapter 82
Chapter 84 →