bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 82
Psalms 82
albanian-2018
1
Psalm i Asafit. Perëndia u ngrit në kuvendin hyjnor e në mes të perëndive shpall gjykim:
2
«Deri kur do të gjykoni padrejtësisht e anën e të paudhëve do të mbani?
3
Jepini të drejtën të mjerit e jetimit, bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit.
4
Çlirojeni të mjerin e nevojtarin, prej dorës së të paudhëve shpëtojini.
5
As dinë e as kuptojnë, nëpër terr enden; tranden gjithë themelet e tokës».
6
E unë thashë: «Jeni perëndi, të gjithë jeni bij të të Tejlartit.
7
Por do të vdisni si çdo njeri, si çdo prijës do të bini».
8
Ngrihu, o Perëndi, gjyko tokën, se ti do të trashëgosh tërë kombet.
← Chapter 81
Chapter 83 →