bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 76
Psalms 76
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Asafit. Këngë.
2
I njohur është Perëndia në Judë, i madh është emri i tij në Izrael.
3
Në Salem është vendi i tij, në Sion banesa e tij.
4
Atje harqet flakëruese ai theu, shqytin, shpatën e betejën.
5
Tërë shkëlqim ti je, më madhështor se malet e gjahut!
6
Trimat e paepur u plaçkitën, gjumi i thellë i kishte kapur! Askush prej burrave trima nuk ngrinte dot as dorën.
7
Prej qortimit tënd, o Perëndi i Jakobit, të shtangur mbetën qerre e kuaj.
8
Ti je vërtet i tmerrshëm! Kush të bën dot ballë, kur të ndizet zemërimi?
9
Prej qiellit e shpalle gjykimin, toka u drodh nga frika dhe heshti,
10
kur u ngrit Perëndia për të bërë gjyq, për të shpëtuar gjithë skamnorët e tokës.
11
Se ty edhe zemërimi i njerëzve të jep lavdi e ç'të ketë mbetur ti e ngjesh ijëve.
12
Bëjini premtime Zotit, Perëndisë suaj, e përmbushini ato. Të gjithë ju që e rrethoni sillini dhurata të Tmerrshmit.
13
Ai i lë pa frymë prijësit, atë e druajnë të gjithë mbretërit e tokës.
← Chapter 75
Chapter 77 →