bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 77
Psalms 77
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Asafit.
2
Me zërin tim i thërras Perëndisë, me zërin tim i drejtohem Perëndisë dhe ai më dëgjon.
3
E kërkova Zotin ditën e fatkeqësisë sime, tërë natën i ngrita duart drejt tij pa u lodhur, por shpirti im nuk gjeti ngushëllim.
4
Kujtoj Perëndinë e ofshaj, përsiatem e më merret fryma.
5
Qepallat e syve m'i ke mbajtur hapur ti, jam i tronditur e nuk flas dot.
6
Më kujtohen ditët e shkuara, vitet e kaluara qëmoti.
7
Më kujtohen këngët e mia, natën mendoj në zemrën time, shpirti im kërkon të dijë.
8
A mos ka hequr dorë Zoti përgjithmonë? Mos nuk do të na përkrahë më?
9
Mos mori fund përgjithmonë mirësia e tij? Kaq ishte premtimi i tij brez pas brezi?
10
Mos ka harruar Perëndia të ketë mëshirë? Mos nuk është më i dhembshur, se është i zemëruar?
11
Ndaj dhe thashë: «Kjo më lëndon, se ka ndryshuar e djathta e të Tejlartit».
12
Sjell ndër mend veprat e Zotit, më kujtohen mrekullitë e tij të moçme.
13
Përsiat gjithë punët e tua, mendohem për bëmat e tua.
14
O Perëndi, udha jote është e shenjtë, cili perëndi është i madh si Perëndia ynë?
15
Ti je Perëndia që bën mrekulli, fuqinë tënde e shfaqe ndër popuj.
16
Me forcën e krahut tënd e shpëtove popullin tënd, pasardhësit e Jakobit e të Jozefit.
17
Të panë ujërat, o Perëndi, të panë ujërat e u tmerruan, edhe humnerat u drodhën.
18
Retë derdhën ujërat me rrëmbim, mes tyre jehuan gjëmime dhe shigjetat e tua vërshuan.
19
Gjëmimi yt jehoi nëpër stuhi, vetëtimat shndritën botën, toka u drodh e u trand.
20
Nëpër det ishte udha jote, shtigjet e tua mes ujërash të shumtë dhe gjurmët e tua nuk i njihte askush.
21
I prive popullit tënd si grigjës, me dorën e Moisiut dhe të Aronit.
← Chapter 76
Chapter 78 →