bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 75
Psalms 75
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Psalm i Asafit. Këngë.
2
Të përlëvdojmë, o Perëndi, ty të përlëvdojmë! Emrin tënd thërrasim, mrekullitë e tua shpallim.
3
«Ja, kur të vijë koha që kam caktuar, do të gjykoj me drejtësi.
4
Le të trandet toka me gjithë banorët e saj, jam unë që ia mbaj fort shtyllat.
5
Krenarëve u thashë: “Mos u krenoni!”, të paudhëve: “Mos ngrini krye!
6
Mos i ngrini shumë lart kryet, mos flisni me kokëfortësi”».
7
As nga lindja, as nga perëndimi, as nga shkretëtira nuk vjen lartësimi,
8
se gjykatës është Perëndia. Këtë e përul, atë lart e ngre.
9
Zoti mban në dorë një kupë vere, plot shkumë e plot me erëza, e prej saj jep për të pirë. Gjithë të paudhët e tokës do të pinë, do ta thajnë me gjithë llum.
10
E unë do të të shpall përherë, himne do t'i këndoj Perëndisë së Jakobit.
11
Do t'ua thyej kryet gjithë të paudhëve, ndërsa i drejti do ta ngrejë kokën lart.
← Chapter 74
Chapter 76 →