bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 74
Psalms 74
albanian-2018
1
Himn i Asafit. Përse na hodhe poshtë përgjithnjë, o Perëndi? Përse vlon zemërimi yt kundër deleve të kullotës sate?
2
Kujto bashkësinë tënde që nga kohët e lashta fitove, fisin, që shpëtove dhe trashëgiminë tënde e bëre, malin e Sionit, ku banesën vure.
3
Drejtoji hapat e tu drejt këtyre rrënojave të përhershme, armiku shkatërroi gjithçka në shenjtërore.
4
Armiqtë e tu ulërijnë në vendin tënd të shenjtë, kanë ngritur emblemat e tyre.
5
Na u dukën si ata që vërvitin sëpatat brenda në pyllin e dendur.
6
E tani me sëpata e me sakica po ia thyejnë të gjitha gdhendjet.
7
I vunë zjarrin shenjtërores sate, e rrafshuan, e përdhosën banesën e emrit tënd.
8
E thanë me vete: «T'i shfarosim të gjithë!». I dogjën të gjitha vendet e shenjta të Perëndisë në këtë tokë.
9
Nuk i shohim më emblemat tona, as profet nuk ka më, e askush nga ne nuk e di edhe sa kohë do të zgjatë.
10
Deri kur, o Perëndi, do të të poshtërojë armiku? Përgjithmonë do ta përbuzë kundërshtari emrin tënd?
11
Përse e ke tërhequr dorën tënde? Të djathtën tënde përse e mban në gji?
12
O Perëndi, ti je mbreti im që në lashtësi, ai që sjell shpëtimin mbi tokë.
13
Me fuqinë tënde e ndave detin, përbindëshave të ujit u thërrmove kokën.
14
Ti ia shtype kokën Leviatanit, ia dhe për ushqim popullit të shkretëtirës.
15
Ti bëre të gëlojnë burime e përrenj, ti thave lumenj të pashtershëm.
16
Jotja është dita, jotja edhe nata, ti e krijove ndriçuesin dhe diellin.
17
Ti i caktove tërë kufijtë tokës, ti e përftove verën edhe dimrin.
18
Kujtohu, o Zot, se armiku të ka poshtëruar, se një popull i marrë ka përbuzur emrin tënd.
19
Mos ua jep bishave shpirtin e turtulleshës sate, mos e harro kurrë jetën e skamnorëve të tu.
20
Përfille besëlidhjen tënde, se vendet e errëta të tokës janë mbushur me strofka dhune.
21
I shtypuri mos u ktheftë i poshtëruar, skamnori e nevojtari përlëvdofshin emrin tënd.
22
Ngrihu, o Perëndi, mbroje çështjen tënde, kujto poshtërimet që të bën i marri tërë ditën!
23
Mos e harro britmën e armiqve të tu, ulërimën e kundërshtarëve të tu, që ngjitet lart pa pushim.
← Chapter 73
Chapter 75 →