bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 64
Psalms 64
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Dëgjoje zërin e rënkimit tim, o Perëndi, ruaje jetën time prej armikut të tmerrshëm.
3
Më fshih larg prej kurthit të keqbërësve, prej turmës së atyre që bëjnë paudhësi.
4
Gjuhën e kanë mprehur si shpatën, prej harkut të ndehur lëshojnë fjalë të hidhura,
5
për të shigjetuar në fshehtësi të përkryerin; e gjuajnë papandehur e frikë nuk kanë.
6
I japin forcë njëri-tjetrit për të bërë të keqen, mendojnë si t'i fshehin kurthet, thonë: «Kush ka për t'i parë?».
7
Shestojnë padrejtësi e thonë: «Jemi gati, kurthin e kemi menduar mirë». Humnerë e thellë qenia e njeriut dhe zemra e tij!
8
Por, Perëndia do t'i shigjetojë e papritur do t'i mbulojnë plagët.
9
Gjuha e vet do t'i shkatërrojë, të gjithë sa do t'i shohin, do të tundin kokën.
10
Mbarë njerëzinë do ta zërë frika, do të shpallin veprat e Perëndisë, do të kuptojnë ç'ka bërë ai.
11
I drejti do të gëzohet në Zotin, e tek ai do të gjejë strehë. Të gjithë zemërdrejtët do të krenohen.
← Chapter 63
Chapter 65 →