bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 65
Psalms 65
albanian-2018
1
Mjeshtrit të Korit. Psalm i Davidit. Këngë.
2
Ty, o Perëndi, të përket lavdia në Sion dhe për ty do të mbahet betimi.
3
Te ti, që dëgjon çdo lutje, do të vijë çdo krijesë.
4
Paudhësitë ngadhënjyen mbi ne, por ti na i fal shkeljet.
5
Lum njeriu që ti zgjedh dhe e afron! Ai do të banojë në oborret e tua. Do të kënaqemi me mirësinë e shtëpisë sate, me tempullin tënd të shenjtë.
6
Na përgjigjesh me mrekulli e drejtësi, o Perëndi, shpëtimtari ynë, shpresa e mbarë skajeve të tokës dhe e deteve të largët.
7
Ti i ngul malet me fuqinë tënde, i ngjeshur me pushtet.
8
Ti fashit tërbimin e deteve, ulërimën e valëve të tyre dhe trazirat e popujve.
9
Banorët e skajeve të tokës dridhen nga shenjat e tua. Në lindje e në perëndim i bën të brohorasin.
10
Ti kujdesesh për tokën dhe ujin, shumë të begatë e bën. Lumi yt është plot, o Perëndi, ti u jep njerëzve drithin, ti e bën gati tokën.
11
Hullitë e saj i ngin me ujë, plisat ia thërrmon, me shira e zbut, të mbjellat ia bekon.
12
Ti e kurorëzon vitin me mirësinë tënde, ku shkel ti rrjedh begatia.
13
Kullotat e shkretëtirës gufojnë prej saj, kodrinat vishen me hare.
14
Livadhet mbulohen me kope, luginat me drithë; brohorasin e këndojnë nga gëzimi.
← Chapter 64
Chapter 66 →