bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 63
Psalms 63
albanian-2018
1
Psalm i Davidit, kur ishte në shkretëtirën e Judës.
2
O Perëndi, Perëndia im, ty të kërkoj. Për ty ka etje shpirti im, ty të dëshiron trupi im në këtë tokë të thatë, të shkretë e pa ujë.
3
Në shenjtërore erdha e të sodita, pashë fuqinë e lavdinë tënde.
4
Mirësia jote është më e mirë se jeta, buzët e mia do të të lavdërojnë.
5
Do të të bekoj gjithë jetën time, duart do t'i ngre në emrin tënd.
6
Do të ngihem me gjithë të mirat, goja ime do të të lavdërojë me buzë të hareshme.
7
Edhe në shtrat ty të kujtoj, të kam ndër mend në çdo orë të natës,
8
se ti më je bërë ndihmë, nën hijen e krahëve të tu brohoras.
9
Te ti kapet fort shpirti im, e djathta jote më mban.
10
Rënçin në thellësi të tokës ata që duan të më rrënojnë.
11
Rënçin nga tehu i shpatës, pre u bëfshin për çakejtë.
12
Por mbreti do të gëzohet me Perëndinë. Kush betohet në emrin e Perëndisë do të fitojë lavdi dhe goja e gënjeshtarëve do të mbyllet.
← Chapter 62
Chapter 64 →