bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 62
Psalms 62
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.
2
Veç në Perëndinë prehet shpirti im, prej tij më vjen shpëtimi.
3
Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e më nuk do të trandem.
4
Deri kur do të vërsuleni kundër një njeriu, që ta hidhni përtokë të gjithë bashkë, si murin e shtrembët, si gardhin e prishur?
5
Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë.
6
Veç në Perëndinë prehu, o shpirti im, se tek ai kam shpresë.
7
Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e nuk do të trandem.
8
Te Perëndia është shpëtimi e nderi im, te Perëndia, kështjella e fortë dhe streha ime.
9
Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull, hape zemrën përpara tij, Perëndia është streha jonë.
10
Bijtë e njeriut janë veç avull, kotësi janë bijtë e çdonjërit; vëri në peshore e do të shohësh se janë më të lehtë se tymi.
11
Mos kini besim te dhuna, mos e varni shpresën te grabitja, edhe kur pasuritë t'ju shtohen, zemrën mos ua kushtoni.
12
Një herë foli Perëndia, dy herë unë e dëgjova, se pushteti i përket Perëndisë;
13
mirësia është e jotja, o Zot, ti e shpërblen njeriun sipas veprave të tij.
← Chapter 61
Chapter 63 →