bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 61
Psalms 61
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.
2
Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim, vëre re lutjen time.
3
Të thërras nga skaji i tokës, se më ka lëshuar zemra. Më pri drejt shkëmbit, që ngrihet më lart se unë.
4
Se ti ke qenë streha ime, kështjellë e fortë përballë armikut.
5
Përjetë dua të banoj në tendën tënde, të gjej strehë nën hijen e krahëve të tu.
6
Ti, o Perëndi, i ke pranuar zotimet e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që të druajnë.
7
Shtoju ditë ditëve të mbretit, zgjati vitet e tij brez pas brezi.
8
Mbretëroftë përjetë në prani të Perëndisë, e ruajtshin mirësia dhe besnikëria jote.
9
Kështu, do t'i këndoj përherë emrit tënd, do t'i përmbush zotimet e mia ditë pas dite.
← Chapter 60
Chapter 62 →