bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 60
Psalms 60
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Dëshmia e Zambakut». Himn i Davidit, për mësim.
2
Kur luftoi kundër Aram Naharaimit dhe Aramit të Cobahut dhe kur Joabi, në kthim, mposhti dymbëdhjetë mijë luftëtarë të Edomit në luginën e Kripës.
3
O Perëndi, na ke hedhur poshtë e na ke dërrmuar, ke qenë i zemëruar, por tani na përtëri!
4
E trande dheun dhe e çave, shëroja të çarat, se po lëkundet.
5
E bëre popullin tënd të shohë mynxyra, na dhe të pimë verë që të trullos.
6
Por atyre që të druajnë u dhe një shenjë, që të ikin larg sulmit të shigjetës.
7
Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona, që ta fitojnë lirinë ata që të duan.
8
Perëndia foli në shenjtëroren e tij: «Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin, luginën e Sukotit do ta mat.
9
Imi është Gileadi, imi Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im.
10
Moabi legeni ku lahem, në Edom i hedh sandalet, o Filiste, brohorit për mua ».
11
Kush do të më çojë deri në fortesë? Kush do të më prijë deri në Edom?
12
A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë, ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?
13
Dërgona ndihmën tënde kundër armikut, se ndihma e njeriut është e kotë.
14
Me Perëndinë do të bëhemi të fortë, ai do t'i shtypë armiqtë tanë.
← Chapter 59
Chapter 61 →