bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 57
Psalms 57
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit, kur mori arratinë prej Saulit e u fsheh në shpellë.
2
Mëshiromë, o Perëndi, mëshiromë, se te ti gjen strehë shpirti im, nën hijen e krahëve të tu gjej strehë, derisa të kalojë kërcënimi.
3
Do t'i thërras Perëndisë, të Tejlartit, Perëndisë, që bën mirësi për mua.
4
Prej qiellit do ta dërgojë ndihmën e do të më shpëtojë, atë që më përndjek do ta turpërojë. Perëndia do të dërgojë mirësinë dhe besnikërinë e tij.
5
Shpirti im banon mes luanësh, gati të përpijnë bijtë e njeriut. Dhëmbët e tyre janë si heshta e shigjeta, gjuha e tyre si shpata e mprehtë.
6
Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi, le të shndritë lavdia jote mbi tokën mbarë!
7
U vunë lakun këmbëve të mia e shpirti m'u drobit, hapën një gropë para meje, por ranë vetë brenda.
8
Zemra ime është e fortë, o Perëndi, e fortë është zemra ime. Do të këndoj e himne do të thur.
9
Zgjohu, o lavdia ime! Zgjohu ti, o harpë dhe lirë, se dua të zgjoj agimin.
10
Do të të përlëvdoj mes popujve, o Zot, do të këndoj për ty mes kombeve.
11
Se mirësia jote lartohet deri në qiell, besnikëria jote deri ndër re.
12
Lartësohu përmbi qiejt, o Perëndi, lavdia jote mbuloftë tokën mbarë!
← Chapter 56
Chapter 58 →