bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 56
Psalms 56
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Pëllumbat e lisave të largët». Himn i Davidit, kur filistinët e zunë rob në Gat.
2
Mëshiromë, o Perëndi, se po më përndjekin, kundërshtarët po më shtypin tërë ditën.
3
Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë, të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart.
4
Ditën që do të më pushtojë frika, te ti do të kem besim.
5
Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën, te Perëndia kam besim, prandaj nuk frikësohem. Ç'do të më bëjë njeriu prej mishi?
6
Tërë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia, për mua shestojnë të keqen.
7
Janë vërsulur, kanë zënë pusi, më ruajnë hapat, jetën të më marrin.
8
Shpërbleji sipas paudhësive të tyre, o Perëndi, në zemërimin tënd rrëzoji popujt!
9
Ti e di mirë sa herë kam mërguar. Mblidhi lotët e mi në calikun tënd! A s'janë të shkruara në librin tënd?
10
Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi, ditën që do të të thërras. Këtë e di, sepse Perëndia është me mua.
11
Te Perëndia, të cilit ia përlëvdoj fjalën, te Zoti, të cilit ia përlëvdoj fjalën,
12
te Perëndia e kam varur shpresën, prandaj nuk frikësohem. Ç'do të më bëjë njeriu?
13
Do t'i përmbush zotimet që të kam bërë, o Perëndi, do të të kushtoj fli falënderimi,
14
se më ke shpëtuar jetën prej vdekjes, këmbët m'i ke ruajtur nga rrëshqitja, që të eci në prani të Perëndisë, në dritën e jetës.
← Chapter 55
Chapter 57 →