bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 58
Psalms 58
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit.
2
A flisni vërtet me drejtësi, o të fuqishëm? A i gjykoni drejt bijtë e njerëzve?
3
Ja, në zemër ju bluani padrejtësi, duart tuaja gatisin dhunë mbi tokë.
4
Të paudhët dalin nga udha që në ngjizje, gënjeshtarët mashtrojnë që në bark të nënës.
5
Helmi i tyre është si helmi i gjarprit, janë si nepërka e shurdhët, që mbyll veshët,
6
për të mos e dëgjuar zërin e shortarit, të atij që magjeps me mjeshtëri.
7
O Perëndi, thyejua dhëmballët në gojë, o Zot, copëtojua dhëmbët luanëve!
8
U derdhshin si ujërat që rrjedhin! Kur të marrin shenjë, shigjetat e tyre u dërrmofshin.
9
U bëfshin si kërmilli që tretet e shkon, si i dështuari prej gruas, diellin mos e pafshin.
10
Para se enët tuaja të ndiejnë flakën e ferrishtave, i përpiftë vorbulla, të njoma e të thata.
11
Do të gëzojë i drejti, kur të shohë hakmarrjen, këmbët do t'i lajë në gjakun e të paudhëve.
12
E njerëzia do të thonë: «Paska vërtet shpërblim për të drejtin! Paska Perëndi, që gjykon mbi tokë».
← Chapter 57
Chapter 59 →