bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 55
Psalms 55
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit.
2
Vëri vesh lutjes sime, o Perëndi, përgjërimit tim mos iu fshih.
3
Dëgjomë e m'u përgjigj. Përpëlitem i hidhëruar e gulçoj,
4
prej britmës së armikut, prej shtypjes së të paudhit. Kanë sjellë fatkeqësi mbi mua, tërë zemërim më sulmojnë.
5
Zemra më dridhet përbrenda, tmerret e vdekjes më kanë pushtuar.
6
Frika e tmerri më kanë kapur, ngjethem i tëri.
7
E thashë: «Kush do të më japë krahë si të pëllumbit, që të fluturoj larg e të gjej prehje?
8
Ja, larg do të degdisesha, në shkretëtirë do të banoja.
9
Do të gjeja shpejt një vend strehimi, nga era e furishme e nga stuhia».
10
Pështjelloji, o Zot, dhe përçaji gjuhët e tyre, se shoh dhunë e grindje në qytet.
11
Ditë e natë qerthullojnë mbi muret e tij, brenda tij ka paudhësi e mjerim.
12
E ka pushtuar dinakëria, dhuna e mashtrimi nuk kanë të sosur udhëve të tij.
13
Po të më poshtëronte armiku, do të duroja, po të ngrihej kundër meje ai që më urren, do t'i fshihesha.
14
Por je ti, njeriu i sërës sime, miku e i njohuri im.
15
Bashkë kuvendonim ëmbël, tok shkonim në tempullin e Perëndisë.
16
U rëntë papritur vdekja, zbritshin të gjallë në skëterrë, se mes tyre dhe në banesat e tyre, ka bërë vend e keqja.
17
Por unë do t'i thërras Perëndisë e Zoti do të më shpëtojë.
18
Në mbrëmje, në mëngjes e në mesditë do të ofshaj, do të rënkoj e ai do të ma dëgjojë zërin.
19
Do të ma shpengojë shpirtin e do të më japë prehje prej atyre që më sulmojnë, se të shumtë janë kundërshtarët e mi.
20
Perëndia do të dëgjojë e do t'i poshtërojë, ai që rri mbi fron qëmoti. Se për ta nuk ka kthim, Perëndinë nuk e druajnë.
21
Ngrenë dorë kundër miqve të vet, besën e dhënë e shkelin.
22
Gojën e kishin më të butë se gjalpin, por në zemër fshihnin luftë, fjalët e tyre dukeshin më të lëmuara se vaji, por vringëllonin si shpata.
23
Lërja barrën tënde Zotit e ai do të të përkrahë, se ai nuk do të lejojë asnjëherë, që të tronditet i drejti.
24
Por ti, o Perëndi, do t'i plandosësh në gropë të thellë. Gjakatarë e mashtrues janë e s'do të arrijnë as gjysmën e ditëve. Ndërsa unë do të kem besim te ti.
← Chapter 54
Chapter 56 →