bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 54
Psalms 54
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit,
2
kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.
3
O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd, jepmë të drejtë me fuqinë tënde.
4
Dëgjoje, o Perëndi, lutjen time, vëru vesh fjalëve të gojës sime.
5
Se të huajt janë ngritur kundër meje dhe gjakatarët kërkojnë të më marrin jetën, njerëz që s'duan t'ia dinë për Perëndinë.
6
Por Perëndia është ndihma ime, Zoti përkrahësi i jetës sime.
7
Rëntë e keqja mbi vetë armiqtë e mi, për hir të besnikërisë sate, shfarosi!
8
Gjithë ëndje do të të kushtoj fli, emrin tënd do ta përlëvdoj, o Zot, se është i mirë.
9
Se më shpëtove nga çdo fatkeqësi dhe sytë e mi e panë shkatërrimin e armiqve të mi.
← Chapter 53
Chapter 55 →