bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 53
Psalms 53
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «mahalat». Himn i Davidit.
2
Thotë i marri në zemrën e tij: «S'ka Perëndi». Të gjithë janë shthurur, bëjnë padrejtësi të neveritshme; askush nuk bën të mirën.
3
Prej qiellit Perëndia i vështron njerëzit, për të parë në ka ndonjë të mençur, që kërkon Perëndinë.
4
Të gjithë kanë dalë nga udha, të gjithë janë shthurur, askush nuk bën të mirën, as edhe një.
5
A nuk janë të pamend të paudhët, që e gëlltitin popullin tim si bukën dhe Perëndisë nuk i thërrasin?
6
Atje, ku frikë s'kishte, do të bjerë frika, Perëndia i shpërndau eshtrat e atyre që të rrethonin. Do t'i turpërosh, se Perëndia i ka hedhur poshtë.
7
Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia ta kthejë popullin e vet nga robëria, do të gëzojë Jakobi, do të ngazëllejë Izraeli.
← Chapter 52
Chapter 54 →