bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 52
Psalms 52
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Himn i Davidit.
2
Kur Doeg Edomiti shkoi te Sauli e i tha se Davidi kishte shkuar në shtëpinë e Abimelekut.
3
Përse mburresh me të keqen, o trim? Mirësia e Perëndisë nuk resht tërë ditën.
4
Gjuha jote thur dinakëri, je mjeshtër i mashtrimit, si brisk i mprehur.
5
Të keqen e do më shumë se të mirën, gënjeshtrën më shumë se të drejtën.
6
Të pëlqejnë fjalët ngatërrestare dhe gjuha hileqare.
7
Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë, do të të mbërthejë e do të të shkulë prej tendës, do të të zhbijë nga toka e të gjallëve.
8
Do të shohin të drejtët e do të tremben, do ta përqeshin e do të thonë:
9
«Ja, njeriu, që nuk kërkoi strehë te Perëndia, por shpresoi te pasuria e tij e madhe e u bë i fuqishëm me anë të mashtrimit!».
10
E unë, si ulliri i gjelbër në tempullin e Perëndisë, kam besim te mirësia e Perëndisë përjetë e në amshim.
11
Do të të përlëvdoj përjetë për gjithçka bëre, përpara besnikëve të tu, do të shpresoj tek emri yt, se është i mirë.
← Chapter 51
Chapter 53 →