bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 51
Psalms 51
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Kur erdhi tek ai profeti Natan, pasi Davidi kishte shkuar me Batshebën.
3
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, në mirësinë tënde, në dhembshurinë tënde të madhe, fshiji paudhësitë e mia.
4
Lamë tërësisht prej fajit tim, prej mëkatit tim pastromë.
5
I njoh paudhësitë e mia, mëkatin tim e shoh përherë.
6
Ndaj teje, vetëm ndaj teje mëkatova, bëra ligësi para syve të tu. Prandaj, je i drejtë në vendimet e tua dhe i paqortueshëm kur gjykon.
7
Ja, unë linda në paudhësi, në mëkat më ngjizi ime më.
8
Ti e do të vërtetën në brendinë e qenies, ndaj bëmë të njoh urtinë në thellësitë e mia.
9
Pastromë me hisop e do të bëhem i pastër, lamë e do të jem më i bardhë se dëbora.
10
Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove.
11
Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia.
12
Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur.
13
Mos më dëbo nga prania jote e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë.
14
Kthema gëzimin e shpëtimit tënd dhe kalit në mua një shpirt vullnetmirë.
15
Do t'u mësoj ligjshkelësve udhët e tua e mëkatarët do të kthehen te ti.
16
Shpëtomë nga gjakderdhja, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të brohorasë për drejtësinë tënde.
17
O Zot, hapi buzët e mia e goja ime do të shpallë lavdinë tënde.
18
Po ta doje flinë do ta sillja, por flija e shkrumbimit nuk të pëlqen.
19
Fli për Perëndinë është shpirti i penduar; zemrën e thyer e të copëtuar, o Perëndi, ti nuk e përbuz.
20
Bëji mirë Sionit në mirëdashjen tënde, ndërtoji muret e Jerusalemit.
21
Atëherë do t'i pëlqesh flitë e drejtësisë, fli shkrumbimi e fli të djegura tërësisht; atëherë do të kushtojnë viça mbi altarin tënd.
← Chapter 50
Chapter 52 →