bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 50
Psalms 50
albanian-2018
1
Psalm i Asafit. Perëndia, Zoti Perëndi, foli, tokën mbarë mblodhi nga lindja në perëndim të diellit.
2
Prej Sionit, bukurisë së përkryer, Perëndia shkëlqeu.
3
Perëndia ynë po vjen e nuk do të heshtë, i paraprin zjarri që përpin, përreth tij thëllimi i tërbuar.
4
Thërret qiejt prej së larti bashkë me tokën, për të gjykuar popullin e tij:
5
«Mblidhuni tek unë, o besnikë, ju që me fli besëlidhjen me mua lidhët».
6
Qiejt shpallin drejtësinë e tij, se gjykatës është vetë Perëndia.
7
«Dëgjomë, o populli im, dua të flas, o Izrael! Kam për të dëshmuar kundër teje, unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8
Nuk po të qortoj për flitë e tua, flitë e tua të shkrumbimit i kam përherë përpara.
9
Mëzat nuk do të pranoj prej shtëpisë sate e as cjap prej tufave të tua.
10
Se të miat janë tërë kafshët e pyllit, egërsirat e mijëra male.
11
I njoh tërë shpendët e lartësive, gjallesat e fushës janë të miat.
12
Po të kisha uri, s'do të të lypja ty, e imja është bota e gjithçka në të.
13
Mos do të ha gjë mish demash, a do të pi gjak cjepsh?
14
Kushtoji Perëndisë fli përlëvdimi e përmbushi betimet ndaj të Tejlartit.
15
Ditën e fatkeqësisë më thirr, do të të shpëtoj e do të më lavdërosh».
16
E të paudhit Perëndia i thotë: «Përse, vallë, i shpall rregullat e mia, përse goja jote flet për besëlidhjen time,
17
kur ti e urren qortimin e fjalët e mia i hedh pas shpine?
18
Kur sheh një vjedhës, shoqërohesh me të, me kurorëshkelësit bëhesh bashkë.
19
Gojën ia ke kushtuar së keqes, gjuha jote thur mashtrime.
20
Ulesh e flet kundër vëllait tënd, shpif kundër birit të nënës sate.
21
Këto i ke bërë e unë kam heshtur, ke menduar se jam si ti. Por, ja, ku po të qortoj e po t'i përplas para syve».
22
Kuptojeni, pra, mirë këtë gjë, ju që Perëndinë harroni, në mos do t'ju bëj copë e çikë e s'do të ketë kush t'ju shpëtojë.
23
Kush më kushton fli përlëvdimi më nderon, atij që ecën udhës së drejtë do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë.
← Chapter 49
Chapter 51 →