bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 47
Psalms 47
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2
Duartrokitni, të gjithë ju, o popuj, brohoritni për Perëndinë me zë gëzimi.
3
Se Zoti, i Tejlarti, është i tmerrshëm, mbret i madh mbi tokën mbarë.
4
Popujt i vë nën sundimin tonë, kombet nën këmbët tona.
5
Ai na e zgjodhi trashëgiminë, lavdinë e Jakobit, që aq shumë e deshi.
6
Lartohet Perëndia mes brohoritjeve, Zoti mes tingujve të bririt.
7
Këndojini Perëndisë, këndojini! Këndojini mbretit tonë, këndojini!
8
Perëndia është mbreti i mbarë tokës, këndojini, pra, një himn!
9
Perëndia mbretëron mbi kombet, Perëndia rri mbi fronin e tij të shenjtë.
10
Princat e kombeve u bashkuan me popullin e Perëndisë së Abrahamit, se Perëndisë i përkasin mburojat e tokës, e ai u lartësua shumë!
← Chapter 46
Chapter 48 →