bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 48
Psalms 48
albanian-2018
1
Këngë. Psalm i bijve të Korahut.
2
I madh është Zoti e fort i lavdërueshëm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
3
Lartësi e bukur, gëzimi i mbarë tokës është mali i Sionit në skajin verior, qyteti i mbretit të madh.
4
Në fortesat e tij Perëndia u bë i njohur si streha e pamposhtur.
5
Ja, mbretërit janë mbledhur e bashkë kanë marshuar.
6
Por panë e u hutuan, të tmerruar mbrapsht u kthyen.
7
Aty i kapën drithërimat, dhimbjet si ato të lindjes.
8
Me erën e lindjes anijet e Tarshishit shkatërrove.
9
Siç kishim dëgjuar, ashtu po shohim në qytetin e Zotit të ushtrive, në qytetin e Perëndisë tonë, që Perëndia e themeloi për amshim.
10
Mirësinë tënde përsiatim, o Perëndi, brenda në tempullin tënd.
11
Përlëvdimi yt, o Perëndi, është si emri yt, arrin deri në skajet e tokës; e djathta jote është plot drejtësi.
12
Le të gëzojë mali i Sionit, le të ngazëllojnë qytetet e Judës, falë gjykimeve të tua.
13
Ejani përqark Sionit e bjerini përreth, numërojini të gjitha kullat e tij.
14
Soditni muret e tij, vështroni fortesat e tij, që brezit të ardhshëm t'ia tregoni,
15
se ky është Perëndia, Perëndia ynë në amshim, ai do të na prijë deri në vdekje.
← Chapter 47
Chapter 49 →