bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 46
Psalms 46
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit, këngë në melodinë e virgjëreshave. E bijve të Korahut.
2
Perëndia është streha dhe fuqia jonë, ndihmë që na gjendet përherë në ngushticë.
3
Prandaj s'do të trembemi po të lëkundet toka e malet të tranden në zemër të detit.
4
Le të gjëmojnë ujërat, shkumë le të lëshojnë, malet le të dridhen kur të fryhet deti.
5
Rrëketë e lumit qytetin e Perëndisë gëzojnë, vendin e shenjtë ku i Tejlarti banon.
6
Mes tij është Perëndia e nuk do të tronditet, ai do ta ndihmojë kur të agojë mëngjesi.
7
Kombet bënë trazira, mbretëritë u tronditën, Zoti gjëmoi e toka u tret.
8
Me ne është Zoti i ushtrive, streha jonë është Perëndia i Jakobit.
9
Ejani e shihni veprat e Zotit, ai urdhëroi mjerime mbi tokë.
10
Ai i pushon luftrat anekënd tokës, ai i thyen harqet e copëton ushtat, e qerret me zjarr i djeg.
11
Ndaluni dhe dijeni se unë jam Perëndi. I lartë përmbi kombe, i lartë përmbi tokë.
12
Me ne është Zoti i ushtrive, streha jonë është Perëndia i Jakobit.
← Chapter 45
Chapter 47 →