bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 45
Psalms 45
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Në «Melodinë e Zambakut», himn i bijve të Korahut. Këngë dashurie.
2
Fjalë të mira më burojnë nga zemra, mbretit këngën time ia kushtoj, gjuha ime si pendë bukurshkruesi.
3
Ti je më i bukuri ndër bijtë e njerëzve, nga buzët e tua rrjedh hijeshi, ndaj dhe Perëndia të ka bekuar në amshim.
4
Ngjishe shpatën në ijë, o trim, për shkëlqimin dhe madhështinë tënde.
5
Ec përpara me madhështi, për çështjen e së vërtetës kalëro, për butësinë e për drejtësinë. E djathta jote të dëfteftë mrekullira.
6
Shigjetat e tua janë të mprehta për zemrat e armiqve të mbretit. Nën ty popuj do të bien.
7
Froni yt, o Perëndi, mbetet përjetë, skeptri yt mbretëror, skeptër drejtësie.
8
Ti e do drejtësinë, por urren paudhësinë. Perëndia të vajosi, Perëndia yt, me vaj ngazëllimi, si askënd nga shokët e tu.
9
Petkat e tua mirrë, aloe e kasie kundërmojnë, nga pallatet e tua të fildishta tinguj harpash të gëzojnë.
10
Bija mbretërish ka në shpurën tënde, një mbretëreshë në të djathtën tënde qëndron, stolisur me ar Ofiri.
11
Dëgjo, o bijë! Shiko e mba vesh! Harroje popullin tënd e shtëpinë e atit tënd!
12
Mbretit do t'i pëlqejë bukuria jote, ai do të jetë zotëria yt dhe para tij do të përkulesh.
13
Bija e Tirit do të vijë me dhurata, të pasurit e popullit do të kërkojnë pëlqimin tënd.
14
Brenda është bija e mbretit, tërë lavdi, rrobat e saj me ar qëndisur.
15
Me rroba tërë qëndisma ia sjellin mbretit e pas i vjen shpura e virgjëreshave, shoqet, që para teje i paraqesin.
16
I sjellin me gëzim e me hare, i çojnë në pallatin e mbretit.
17
Pas etërve do të vijnë bijtë e tu, princa do t'i bësh në mbarë tokën.
18
Do ta përkujtoj emrin tënd brez pas brezi, ndaj dhe popujt do të të falënderojnë përjetë e në amshim.
← Chapter 44
Chapter 46 →