bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 41
Psalms 41
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Lum ai që kujtohet për të varfrin, në ditë fatkeqësie Zoti do ta shpëtojë.
3
Zoti do ta ruajë e do ta mbajë gjallë, do ta bëjë të lum mbi tokë e s'do ta lërë në duart e armiqve.
4
Zoti do ta ndihmojë kur të dergjet në shtrat, në kohë sëmundjesh do t'ia lehtësojë dhimbjen.
5
E unë thashë: «Mëshiromë, o Zot! Shëroje shpirtin tim, se kam mëkatuar ndaj teje».
6
Armiqtë e mi flasin keq për mua e thonë: «Kur do të vdesë e t'i shuhet emri?».
7
Kur dikush vjen të më shohë, flet rrena e në zemër mbledh paudhësi. Mandej del jashtë e më përflet.
8
Të gjithë ata që më urrejnë përshpëritin për mua me njëri-tjetrin e ligësi kurdisin kundër meje:
9
«E ka zënë gjëma e tmerrshme, ka zënë shtratin e më s'ngrihet».
10
Edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim e që hante bukën time, u ngrit kundër meje.
11
Por ti, o Zot, mëshiromë, ngrimë që t'ua shpaguaj.
12
Kështu do ta di se ti më do: nëse armiku im nuk ngadhënjen mbi mua.
13
Ti më ke përkrahur në pafajësinë time e më ke vënë përherë në praninë tënde.
14
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, prej amshimit në amshim. Amen! Amen!
← Chapter 40
Chapter 42 →