bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 40
Psalms 40
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2
Me durim e prita Zotin, ai u përkul drejt meje e përgjërimin ma dëgjoi.
3
Prej gropës së mundimit më nxori, prej batakut të baltës, këmbët m'i vuri mbi shkëmb e hapat m'i forcoi.
4
Një këngë të re më vuri në gojë, një himn për Perëndinë tonë. Shumë do ta shohin e do të dridhen dhe në Zotin do të besojnë.
5
Lum njeriu që ka besim te Zoti, që nuk kthehet drejt atyre që mburren e drejt atyre që jepen pas gënjeshtrës.
6
Të shumta janë veprat e tua të mrekullueshme, o Zot, Perëndia im, të shumta shestimet e tua për ne. Nuk ka të ngjashëm me ty! Do t'i shpallja e do t'i tregoja, por janë të panumërueshme.
7
Ti nuk dëshiron fli e kushtime, për këtë m'i ke hapur mirë veshët, nuk kërkove as fli shkrumbimi a mëkati.
8
Atëherë thashë: «Ja tek kam ardhur. Në rrotullën e librit është shkruar për mua.
9
Të kryej vullnetin tënd, o Perëndia im, dëshiroj, ligji yt është brenda qenies sime».
10
Drejtësinë tënde shpalla në kuvendin e madh, ja, buzët nuk i mbylla dhe ti, o Zot, e di.
11
Drejtësinë tënde nuk e fsheha brenda zemrës sime, për besnikërinë e për shpëtimin tënd fola, mirësinë tënde nuk e mbajta fshehur, e as besnikërinë tënde në kuvendin e madh.
12
E ti, o Zot, mos m'i moho përdëllimet e tua, mirësia dhe besnikëria jote më mbrojtshin përherë.
13
Të këqija të panumërta më kanë rrethuar, paudhësitë më kanë vënë poshtë e nuk më lënë të shoh. Janë bërë më të shumta se flokët e kokës e zemra po më lëshon.
14
Denjo, o Zot, të më shpëtosh! Shpejto, o Zot, të më ndihmosh!
15
U turpërofshin e u çnderofshin të gjithë ata që jetën duan të ma marrin, u zmbrapsshin e u poshtërofshin ata që më duan të keqen.
16
U tmerrofshin të turpëruar ata që për mua thonë: «Mirë t'i bëhet!».
17
Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është Zoti!».
18
Unë jam i mjerë e nevojtar, por për mua kujdeset Zoti. Ti je ndihma dhe shpëtimtari im, o Perëndia im, mos vono.
← Chapter 39
Chapter 41 →