bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 42
Psalms 42
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Himn i bijve të Korahut.
2
Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave, edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi.
3
Shpirti im është i etur për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë; kur do të shkoj e të dal para Perëndisë?
4
Lotët janë bërë buka ime, ditë e natë, teksa përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
5
Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti: ecja me njerëzit, drejt shtëpisë së Perëndisë u prija. Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi.
6
Përse lëngon, o shpirti im? Përse vajton brenda meje? Shpreso te Perëndia, do ta përlëvdoj sërish, se prania e tij shpëton.
7
O Perëndia im, m'u këput shpirti, ndaj dhe të kujtoj prej tokës së Jordanit, prej Hermonit e prej malit të Micarit.
8
Humnera humnerës i thërret me ushtimën e ujëvarave të tua, të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua.
9
Ditën, Zoti dëften mirësinë e tij, natën unë i thur këngë, i lutem Perëndisë së jetës sime.
10
Do t'i them Perëndisë, shkëmbit tim: «Përse më ke harruar? Përse endem i vranët e i shtypur prej armikut?».
11
Armiqtë më poshtërojnë, kockat m'i dërrmojnë, e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
12
Përse lëngon, o shpirti im? Përse vajton brenda meje? Shpreso te Perëndia, se do ta përlëvdoj sërish. Ai është shpëtimtari im dhe Perëndia im.
← Chapter 41
Chapter 43 →