bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 3
Psalms 3
albanian-2018
1
Psalm i Davidit, kur u arratis prej Absalomit, të birit.
2
O Zot, sa të shumtë janë kundërshtarët e mi! Sa janë shtuar ata që ngrihen kundër meje!
3
Shumë thonë për mua: «Nuk ka shpëtim për të nga Perëndia».
4
Por ti, o Zot, je mburoja ime, je ai që më jep nder e kokën lart ma ngre.
5
I thërras Zotit me zërin tim e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë.
6
Bie e fle e sërish zgjohem, sepse Zotin kam përkrah.
7
Nuk kam frikë nga turma e njerëzve që më kanë rrethuar e janë kundër meje.
8
Ngrihu, o Zot, shpëtomë, o Perëndia im, se ti ua thyen nofullat armiqve të mi e të paudhëve ua dërrmon dhëmbët.
9
Shpëtimi vjen nga Zoti; bekimi yt qoftë mbi popullin tënd!
← Chapter 2
Chapter 4 →