bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 2
Psalms 2
albanian-2018
1
Përse vlojnë kombet dhe popujt pëshpëritin kotësi?
2
Mbretërit e tokës po ngrihen dhe prijësit po mblidhen bashkë kundër Zotit e kundër të vajosurit të tij.
3
«T'i këputim vargonjtë e tyre, litarët e tyre t'i hedhim tej».
4
Ai që rri në qiell qesh, Zoti tallet me ta.
5
Atëherë, u flet me turfullimë, me zemërimin e vet i tmerron:
6
«Mbretin tim e vura në Sion, në malin tim të shenjtë».
7
Do të shpall vendimin e Zotit. Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur.
8
Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim, tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.
9
Me skeptër hekuri do t'i thyesh, si enë poçari do t'i copëtosh».
10
Prandaj, silluni me urti, o mbretër, vini mend, o gjyqtarë të tokës.
11
Shërbejini Zotit me drojë, me dridhma gëzohuni;
12
nderoni birin e tij, që Zoti të mos zemërohet e ju të mos birreni udhës, se zemërimi i tij është i shpejtë. Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.
← Chapter 1
Chapter 3 →