bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 4
Psalms 4
albanian-2018
1
Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.
2
Kur të thërras, përgjigjmu, o Perëndi, drejtësia ime! Kur isha ngushtë, ti më lehtësove; ki mëshirë për mua e lutjen ma dëgjo.
3
Deri kur do të ma shkelni nderin, o njerëz, ju që kotësi dëshironi e gënjeshtra kërkoni?
4
Dijeni, Zoti zgjedh atë që i qëndron besnik, Zoti më dëgjon kur i thërras.
5
Vloni nga zemërimi, por mos mëkatoni! Shqyrtoni zemrën, kur të flini, dhe heshtni!
6
Kushtoni flijime drejtësie e kini besim te Zoti.
7
Shumë thonë: «Kush do të na e tregojë të mirën? Ndriçoje mbi ne, o Zot, dritën e fytyrës sate».
8
Shumë e gëzove zemrën time, më shumë se ata që marrin grurë e musht me shumicë.
9
Në paqe do të shtrihem e do të fle, se vetëm ti, o Zot, më strehon në vend të sigurt.
← Chapter 3
Chapter 5 →