bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 25
Psalms 25
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim,
2
te ti kam besim, o Perëndia im. Mos lejo të turpërohem, armiqtë e mi mos ngazëllefshin mbi mua.
3
Mos u turpërofshin gjithë sa shpresojnë te ti, por turpi mbuloftë ata që më kot bëjnë paudhësi.
4
O Zot, dëftemë udhët e tua, shtigjet e tua m'i mëso.
5
Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.
6
Kujto, o Zot, përdëllimet e tua dhe mirësitë e tua, se janë prej amshimit.
7
Mëkatet e rinisë sime mos i kujto, e as shkeljet e mia, por kujtomë me dashamirësi, për hir të mirësisë sate, o Zot.
8
I mirë e i drejtë është Zoti, prandaj u tregon udhën mëkatarëve.
9
Të përulurve u prin në drejtësi, të përulurve ua mëson udhët e tij.
10
Tërë udhët e Zotit janë mirësi e besnikëri për ata që ruajnë besëlidhjen dhe dëshmitë e tij.
11
Për hir të emrit tënd, o Zot, fale fajin tim, se i rëndë është.
12
Kush është njeriu që druan Zotin? Atij do t'i mësojë cilën udhë të zgjedhë.
13
Shpirti i tij do të jetojë mes të mirash, pasardhësit e tij do të trashëgojnë dheun.
14
Zoti i këshillon ata që e druajnë, ua bën të ditur besëlidhjen e tij.
15
Sytë i kam përherë drejt Zotit, ai do të m'i çlirojë këmbët prej lakut.
16
Kthehu nga unë e mëshiromë, se i vetmuar jam e i mjerë.
17
Hidhërimet e zemrës më janë shtuar, nga fatkeqësitë e mia çliromë.
18
Shih vuajtjen dhe mundimin tim e m'i fal të gjitha mëkatet.
19
Këqyri armiqtë e mi! Sa shumë janë shtuar, plot tërbim e mëri më urrejnë.
20
Ruaje shpirtin tim e më shpëto, mos u turpërofsha, se te ti kërkova strehë.
21
Ndershmëria e drejtësia më mbrojtshin, se te ti e kam varur shpresën.
22
Çliroje Izraelin, o Perëndi, prej të gjitha pikëllimeve.
← Chapter 24
Chapter 26 →