bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 24
Psalms 24
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. E Zotit është toka dhe gjithçka gjendet në të, bota me gjithë banorët e saj.
2
Themelet e saj mbi dete i vuri, mbi lumenj e ngriti.
3
Kush do të ngjitet në malin e Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
4
Ai që ka duar të pafajshme e zemër të pastër, që nuk jepet me shpirt pas kotësive e nuk bën betim të rremë.
5
Ai do të marrë bekim prej Zotit, drejtësi prej Perëndisë, shpëtimtarit të tij.
6
E tillë është breznia e atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën e Perëndisë së Jakobit.
7
Ngrijini, o porta, ballinat tuaja! Lartësohuni, o dyer të amshuara, që të hyjë mbreti i Lavdisë!
8
Kush është ky mbreti i Lavdisë? Është Zoti i fortë e i fuqishëm, është Zoti i fuqishëm në betejë!
9
Ngrijini, o porta, ballinat tuaja! Lartësohuni, o dyer të amshuara, që të hyjë mbreti i Lavdisë!
10
Kush është ky mbreti i Lavdisë? Zoti i ushtrive, ai është mbreti i Lavdisë!
← Chapter 23
Chapter 25 →