bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 26
Psalms 26
albanian-2018
1
Psalm i Davidit. Jepmë të drejtë, o Zot, se jetoj me ndershmëri. Në Zotin kam besim e s'kam për t'u lëkundur.
2
Hetomë, o Zot, e provomë, mendjen dhe zemrën m'i shqyrto.
3
Mirësinë tënde e kam parasysh, në besnikërinë tënde jetoj.
4
Nuk kuvendoj me njerëz të pavërtetë, me shtiracakë nuk bëj shoqëri.
5
Tubimet e të këqijve i urrej, me të paudhët nuk ulem.
6
Duart i laj në pafajësi e rreth altarit tënd sillem, o Zot,
7
që të shpall me zë të lartë lavdinë tënde, e të kumtoj të gjitha mrekullitë e tua.
8
O Zot, e dua tempullin ku banon ti dhe vendin ku prehet lavdia jote.
9
Mos e hidh tej shpirtin tim me të paudhët e as jetën time me gjakatarët.
10
Me duar bëjnë paudhësi, të djathtën e mbushin me mita.
11
Por unë jetoj me ndershmëri, shpengomë e mëshiromë.
12
Këmba ime shkel në udhë të drejtë, mes bashkësisë do ta bekoj Zotin.
← Chapter 25
Chapter 27 →