bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 148
Psalms 148
albanian-2018
1
Aleluja. Lavdëroni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në lartësi.
2
Lavdërojeni të gjithë ju, engjëjt e tij, lavdërojeni të gjitha ju, ushtritë e tij.
3
Lavdërojeni, o diell dhe hënë, lavdërojeni të gjithë ju, yje vezullues.
4
Lavdërojeni, o qiejt e qiejve, e ju ujërat përmbi qiej.
5
Le të lavdërojnë emrin e Zotit, se ai urdhëroi e ato u krijuan.
6
U caktoi vendin përjetë e në amshim, u dha ligje që nuk do t'i shkelin.
7
Lavdëroni Zotin nga toka, ju përbindëshat e detit e gjithë humnerat,
8
zjarri e breshri, dëbora e mjegulla, era e stuhishme, që zbaton fjalën e tij,
9
malet e mbarë kodrat, pemët frutore e të gjithë cedrat,
10
egërsirat e mbarë bagëtitë, zvarranikët e shpendët me flatra,
11
mbretërit e tokës e mbarë popujt, princat e të gjithë sunduesit e tokës,
12
djemtë e vajzat, pleqtë e të rinjtë.
13
Le të lavdërojnë emrin e Zotit, se vetëm emri i tij është i madhërishëm, madhështia e tij tejkalon tokë e qiell.
14
Ai i jep forcë popullit të vet, lavdi të gjithë besnikëve të tij, bijve të Izraelit, popullit që ka pranë. Aleluja!
← Chapter 147
Chapter 149 →