bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 149
Psalms 149
albanian-2018
1
Këndojini Zotit këngë të re, këndojini lavdi në kuvendin e besnikëve.
2
Le të ngazëllejë Izraeli për krijuesin e tij, bijtë e Sionit le të gëzojnë për mbretin e tyre.
3
Le ta lavdërojnë emrin e tij me valle, le t'i këndojnë atij me dajre e me lirë.
4
Zoti kënaqet me popullin e vet, të përulurit i kurorëzon me shpëtim.
5
Le të ngazëllejnë besnikët me lavdi, le të brohorasin nga shtretërit e tyre.
6
Lavdet për Perëndinë qofshin në gojën e tyre, shpatat me dy tehe në dorën e tyre.
7
Për të marrë shpagim nga kombet, për të ndëshkuar popujt.
8
Për t'i lidhur mbretërit e tyre me vargonj, fisnikët e tyre me pranga hekuri.
9
Për të zbatuar kundër tyre vendimin e gjykimit, ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Aleluja!
← Chapter 148
Chapter 150 →