bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-2018
/
Psalms 147
Psalms 147
albanian-2018
1
Aleluja. Është mirë t'i këndojmë himne Perëndisë tonë, është e këndshme dhe e hijshme ta lavdërojmë.
2
Është Zoti që e ndërton sërish Jerusalemin dhe të mërguarit e Izraelit i mbledh tok.
3
Ai i shëron zemërthyerit dhe plagët e tyre i lidh.
4
Numrin e yjeve ai e njeh, i thërret të gjithë me emër.
5
I madh është Zoti ynë, e madhe fuqia e tij, e pakufishme mençuria e tij.
6
Zoti i lartëson të mjerët, ndërsa të paudhët i rrëzon përdhe.
7
Këndojini Zotit me falënderim, këndojini himne me harpë Perëndisë tonë!
8
Ai e mbulon qiellin me re, ai i përgatit shiun tokës, ai bën të mbijë bari maleve.
9
Ai ua jep ushqimin bagëtive dhe zogjve të korbit, kur krakëllijnë.
10
Fuqinë e kalit nuk e vlerëson e as kënaqet me pulpat e trimit.
11
Zotit i pëlqejnë ata që e druajnë, ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
12
Përlëvdoje Zotin, o Jerusalem, lavdëroje Perëndinë tënd, o Sion!
13
Se shulat e portave të tua i forcoi, bijtë e tu i bekoi në gjirin tënd.
14
Ai i ruan trojet e tua në paqe, ai të ngin me grurin më të mirë.
15
Urdhër ai dërgon mbi tokë, fjala e tij përhapet me shpejtësi.
16
Borën e hedh porsi lesh, brymën e derdh porsi hi.
17
Breshrin e lëshon si thërrime, kush i bën ballë të ftohtit të tij?
18
Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin, lëshon erën dhe ujërat rrjedhin.
19
Fjalën e tij ia kumton Jakobit, rregullat dhe vendimet e tij, Izraelit.
20
Nuk veproi kështu me asnjë komb dhe vendimet e tij ata nuk i njohin. Aleluja!
← Chapter 146
Chapter 148 →